Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka përzënë nga zyra, prokurori tash s’paku na priti siç duhet- 10 vite pas kurrë s’pati as largim as asgjë

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivisitet të Vetëvendsojes, Astrit Dehari është deklaruar edhe nëna e Astrti Deharit. Xhemile Dehari ka deklaruar se historia është shuëm e gjatë dhe janë ëbrë 10 vjet është malltretim për tanë familjen, mirëpo prokuroria nukka marrë venedim asnjëherë që 10 vjet në pritje e kemi pak fshtirë…

Lajme

05/11/2026 11:24

Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivisitet të Vetëvendsojes, Astrit Dehari është deklaruar edhe nëna e Astrti Deharit.

Xhemile Dehari ka deklaruar se historia është shuëm e gjatë dhe janë ëbrë 10 vjet është malltretim për tanë familjen, mirëpo prokuroria nukka marrë venedim asnjëherë që 10 vjet në pritje e kemi pak fshtirë si familje nuk është e lehtë me tejkalu.

“Nuk po presim ku e di se sa nga Prokuroria se secili prokuror që po vjen po presin nga fillimi dhe po presin të pensionohen.Tash një prokuror është i ri dhe po shpresojmë që s’po pensionohet”,deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

E njëjta tha se me fol për rastin e Astriti është shumë për të folur sepse rasti ka ndodhur në burg, po të kishte ndodhë në shtëpi apo diku ishin përgjigj, por nuk e dinë si ka ndodhur dhe s’është marrë kërkush.

“Hetimet janë marrë por s’ka ndodhur kurrfarë largimi prej pune apo prej diçka të kërkujt, as në polici as në burg. Prokuroria e ka bllokuar landën e Astritit.Kem para tri ditëve në Prokurori na thirrën për të bisedu, janë të gatshëm me bashkëpunu thonë me neve. Kemi qenë edhe më herët tek Prokurori Afrim Shefkiu s’na ka prit thuajse na ka përzënë, tash jemi më të kënaqur së paku për pritjen që na ka bë, për punë shohim më tutje. S’kanë dhënë kurrfarë kohe, sepse s’munden me e ditë ne po presim. Se sa do me zgjatë kjo pritje nuk e dimë”,shtoi ajo./Lajmi.net/