Mbi 560 mijë euro tender për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e tij në Prishtinë
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur fituesin e kontratës për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e poligonit në kazermën në Prishtinë. Sipas njoftimit të Departamentit të Prokurimit dhe Kontratave, në garë kanë qenë tre operatorë ekonomikë, me këto oferta financiare: Grupi…
Lajme
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur fituesin e kontratës për ndërtimin e poligoneve të reja të qitjes në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e poligonit në kazermën në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Departamentit të Prokurimit dhe Kontratave, në garë kanë qenë tre operatorë ekonomikë, me këto oferta financiare:
-
Grupi i operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA – 567,125.79 euro.
-
N.P.T. Bamirs – 497,498.19 euro.
-
Olti Trasing SH.P.K. – 694,747.65 euro.
Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që kontrata t’i jepet grupit të operatorëve ekonomikë EUROKOS HOLDING SH.P.K. dhe VIA, me vlerë prej 567,125.79 euro.
Projekti parasheh ndërtimin e poligoneve të reja në kazermat e FSK-së në Gjakovë dhe Dumosh, si dhe renovimin e poligonit në kazermën e Prishtinës. /Lajmi.net/
