Hajdutët ia vjedhin veturën një qytetari në Vushtrri, Policia nis hetimet
Një veturë me targa vendore është vjedhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vjedhja ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 09:00. “Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore viktimës mashkull kosovar”, thuhet në…
Lajme
Një veturë me targa vendore është vjedhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ndërsa rasti është raportuar në Policinë e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vjedhja ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 09:00.
“Është raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore. /Lajmi.net/