Sulmohet fizikisht një zyrtare në Viti, arrestohet i dyshuari

Një person zyrtar është sulmuar fizikisht në Viti, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 14:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin…

Lajme

05/11/2026 10:01

Një person zyrtar është sulmuar fizikisht në Viti, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 14:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/