Drejtori i anti-drogës për sekuestrimin e 36 kg heroinë: E transportuan të kamufluar si mall komercial nga Irani- u arrestuan 5 persona

Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, është deklaruar sot para mediave në lidhje me aksionin e fundit në luftën ndaj një grupi kriminal ndërkombëtarë, dhe u sekuestruan mbi 37 kilogramë narkotikë që dyshohet të jenë të llojit heroinë. Murseli, se hetimet kishin filluar më herët nën dyshimin për veprën penale të narkotikëve.…

Lajme

04/11/2026 14:03

Drejtori i Anti-drogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli, është deklaruar sot para mediave në lidhje me aksionin e fundit në luftën ndaj një grupi kriminal ndërkombëtarë, dhe u sekuestruan mbi 37 kilogramë narkotikë që dyshohet të jenë të llojit heroinë.

Murseli, se hetimet kishin filluar më herët nën dyshimin për veprën penale të narkotikëve.

“Në bashkërendim të këtyre hetimeve për një periudhë të caktuar rekorde hetimore kemi mbledhur prova të barazueshme që vërtetojnë veprën penale dhe me datë 3 është realizuar aksioni policor i koduar “Rikthimi”. Me njësitë e shumta policore dhe me urdhër të prokurorit Dema kemi nisur operacionin policor duke filluar fillimisht me një fabrikë në Ferizaj, ku dyshohet se mund të jetë në ruajtje një sasi e narkotikëve e më pas janë bastisur edhe 4 lokacione të tjera të përfshira dy në rajonin e Prishtinës.Gjatë bastisjes policia gjeti një sasi të drogës që në testim rezultoi se është heroinë e që ishte vendosur në një qese, e më pas është gjetur dhe një sasi e drogës e ndarë në 61 paketime të prezantuara para jush që ishte kamufluar në një pako letre brenda disa mallrave komerciale. Në një nga banesat e braktisura nga i dyshuari I.S shtetas turk është gjetur dhe sekuestruar edhe një kilogram heroinë, domethënë në total kemi gjetur 62 paketime, në peshë 36  kilogramë”,deklaroi Murseli, shkruan lajmi.net.

Murseli po ashtu deklaroi se janë kontrolluar 5 lokacione, janë arrestuar pesë të dyshuar dy shtetas turq I.S A.C, një shtetas maqedonas dhe dy shtetas të Kosovës, I.S dhe V.S, raporton lajmi.net.

“Është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Përveç drogës heroinë 37 kilogramë janë sekuestruar edhe para të gatshme në vlerë mbi 5 mijë euro dhe 300 dollarë, një veturë e dyshuar e përfshirë në veprën penale, 10 telefona celularë, një dvr i kamerave, 15 fishekë. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikëve e ka transportuar të kamufluar si mall komercial nga vendet aziatike të lindjes së mesme, gjegjësisht nga Irani për në Kosovë dhe në bazë të hetimeve dyshohet se pati për qëllim tregun jashtë vendit. Vlera e saj monetare në tregun e Kosovës është mbi 550 mijë euro,  ndërsa në shitjet jashtë Kosovës do t’i tejkalonte këto shifra”,deklaroi ai.

Murseli njoftoi se hetime do të zgjerohen edhe në aspektin e hetimeve financiare dhe hetimin e personave të tjerë të mundshëm në këtë vepër dhe zgjerim të hetimeve në nivel ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës bashkë me prokurorinë dhe institucionet e tjera mbetet e përkushtuar në luftën e krimit, sidomos në atë të narkotikëve e sidomos në këtë rast që Heroina hy në llojin e drogave me pasoja shumë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve të vendit.“/Lajmi.net/