“Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional” Kryeprokurori i Shtetit takon familjen e të ndjerit Astrit Dehari

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari. Në njoftim për media thuhet se Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e…

Lajme

03/11/2026 14:51

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, kanë pritur në takim familjen e të ndjerit Astrit Dehari.

Në njoftim për media thuhet se Kryeprokurori i Shtetit ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

“Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar”.

Tutje thuhet se Kryeprokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar që çdo çështje penale të trajtohet me përgjegjësi, paanshmëri dhe transparencë, në mënyrë që rastet e viktimave të marrin përgjigje institucionale dhe të përmbushen pritshmëritë legjitime të familjarëve të tyre për drejtësi./Lajmi.net/