29 dëshmitarë në rastin Thaçi dhe të tjerët, Specialja vendos t’i bëjë publike dëshmitë e tyre
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se trupi gjykues, gjatë muajit tetor 2026, ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Sipas njoftimit të Speciales, ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme, përmes të cilave…
Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se trupi gjykues, gjatë muajit tetor 2026, ka urdhëruar publikimin e versioneve më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Sipas njoftimit të Speciales, ky vendim vjen pas vendimeve të mëparshme, përmes të cilave ishin bërë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin klasifikuar si konfidenciale.
Dhomat e Specializuara kanë theksuar se këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve gjyqësore dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë gjykimit, shumica e dëshmitarëve kanë dhënë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seanca publike, ndërsa 61 dëshmitarë kanë dëshmuar pa asnjë masë mbrojtëse.
Specialja ka bërë të ditur se dëshmitë e dëshmitarëve që më parë janë klasifikuar si konfidenciale rishikohen vazhdimisht, me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike në të ardhmen, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve. /Lajmi.net/
Në tetor 2026, Trupi Gjykues urdhëroi të bëheshin publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Ky vendim vijon pas vendimeve të mëparshme me të cilët u bënë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin konfidenciale.
Këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës. Gjatë gjykimit shumica e dëshmitarëve dhanë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seancë publike, ndërsa 61 dëshmitarë dëshmuan pa asnjë masë mbrojtëse. Dëshmitë e dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen në vijimësi të viktimave dhe dëshmitarëve.
— Dhomat e Specializuara të Kosovës (@Dhomat_e_Spec) November 2, 2026