Tre persona arrestohen për grabitje në Pejë, dyshohet se sulmuan një shtetase të huaj në banesën e saj

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes në Pejë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 02:35. Viktima, shtetase e huaj, ka raportuar se rreth orës 01:10, tre persona të panjohur, meshkuj, kishin hyrë në banesën…

Lajme

03/11/2026 12:02

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të grabitjes në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 02:35.

Viktima, shtetase e huaj, ka raportuar se rreth orës 01:10, tre persona të panjohur, meshkuj, kishin hyrë në banesën ku ajo banonte.

Të dyshuarit, duke përdorur forcën fizike, ia kishin marrë një shumë parash dhe një telefon mobil, duke i shkaktuar edhe lëndime të lehta trupore.

Pas veprimeve në terren dhe hetimeve intensive, Sektori Rajonal i Hetimeve ka arritur t’i identifikojë tre të dyshuarit, të cilët më pas janë lokalizuar dhe arrestuar.

Gjatë veprimeve policore, te të dyshuarit janë gjetur para dhe një telefon mobil, që dyshohet se janë marrë gjatë grabitjes. Këto sende janë sekuestruar si prova materiale.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje”, ndërsa të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/