Gashi kritikon Qeverinë për kushtet e policëve: Pa uniforma, pa pajisje, pa dinjitet!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e kushteve elementare të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, Gashi ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave dhe pajisjeve, duke kërkuar edhe trajtimin e çështjes së pensionimit të parakohshëm të policëve. “Policët mbrojnë shtetin, por…

Lajme

03/11/2026 10:57

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar Qeverinë për mungesën e kushteve elementare të punës për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Gashi ka ngritur shqetësimin për mungesën e uniformave dhe pajisjeve, duke kërkuar edhe trajtimin e çështjes së pensionimit të parakohshëm të policëve.

“Policët mbrojnë shtetin, por kush kujdeset për ta?”, ka shkruar Gashi.

“Pa uniforma, pa pajisje, pa dinjitet!”, ka vijuar ai.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se për gjashtë vjet nuk janë siguruar kushtet elementare për Policinë.

“Gjashtë vjet qeverisje të VV-së dhe dështim për t’i siguruar Policisë kushtet elementare të punës.

Mjaft me neglizhencë! Pensionimi i parakohshëm dhe dinjiteti i policëve nuk presin më!”, ka shkruar Gashi. /Lajmi.net/