Krimet Ekonomike| Policia dhe Prokuroria me aksion të gjerë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Një aksion i gjerë policor është duke u realizuar në disa lokacione të Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkomëbtare. Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit si dhe Prokuroria Speciale e Kosovës janë duke e zhvilluar këtë aksion në disa lokacione të cilat ende nuk janë bërë të ditura.…

Lajme

03/11/2026 09:30

Një aksion i gjerë policor është duke u realizuar në disa lokacione të Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkomëbtare.

Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit si dhe Prokuroria Speciale e Kosovës janë duke e zhvilluar këtë aksion në disa lokacione të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

Aksioni është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, tha Luta.

Ndërkaq në lagjen “Pejton” në Prishtinë janë parë pjesëtarë të Krimeve Ekonomike dhe hetues të Prokurorisë Speciale./Lajmi.net/