Avokati i të dyshuarit për rastin në Gjilan: Klienti im nuk e pranon veprën penale

Avokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet në rastin e djalit dhe mbesës së tij, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën në Gjilan. Në një përgjigje për Klan Kosovën, avokati ka bërë të ditur se ka…

Lajme

02/11/2026 16:07

Avokati i B. Demirit, Granit Syla ka deklaruar se i mbrojturi i tij nuk e ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet në rastin e djalit dhe mbesës së tij, të cilët u gjetën pa shenja jete të dielën në Gjilan.

Në një përgjigje për Klan Kosovën, avokati ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi Prokuroria Themelore në Gjilan kishte paraqitur kërkesë për caktimin e kësaj mase ndaj Demirit.

Sipas avokatit, i dyshuari është deklaruar se nuk është kryerës i veprës penale për të cilën dyshohet.

Ai ka bërë të ditur se deri në momentin e deklarimit nuk kishin pranuar ende vendimin e gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim.

Avokati ka theksuar se pas pranimit të vendimit të gjykatës, mbrojtja do ta vlerësojë atë dhe do të vendosë për hapat e mëtejshëm proceduralë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

“Për detaje të tjera, duke qenë se rasti është në fazën e hetimeve, varësisht nga rrjedha e procedurës mund të deklarohemi”, ka thënë avokati.

Ndryshe, rasti i rëndë ndodhi më 1 nëntor në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën pa shenja jete 27-vjeçari dhe vajza e tij tre muajshe. Hetimet po zhvillohen nën dyshimin për vrasje të rëndë