Prokuroria kërkon paraburgimin e 65 vjeçarit në Gjilan që dyshohet se vrau djalin dhe mbesën e tij
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka dhënë informacione në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Demiraj të Gjilanit. Ata kanë thënë se dje rreth orës 09:00 të mëngjesit, nga Policia e Kosovës është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka dhënë informacione në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Demiraj të Gjilanit.
Ata kanë thënë se dje rreth orës 09:00 të mëngjesit, nga Policia e Kosovës është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeq) dhe D. D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D është ndaluar për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante Policore, si dhe Prokurori i Shtetit, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të zbardhjes së rastit.
“Brenda afateve ligjore, konform Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, me datë 02 nëntor 2026 ka paraqitur Kërkesën për caktimin e masës së Paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamenti për krime të rënda ndaj të pandehurit me inicialet B.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 i Kodit Penal të Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerre të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Deri më tani, nuk dihet se si ka ndodhur vrasja. /Lajmi.net/