​Pas humbjes nga Milani, Chivu u kërkon llogari lojtarëve të Interit

Interi nuk dëshiron që humbja në derbi ndaj Milanit të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit. Një ditë pas disfatës, trajneri Cristian Chivu ka mbledhur skuadrën në Appiano Gentile për një takim ku është diskutuar hapur për problemet dhe paraqitjet e ekipit në këtë fillim të sezonit. Sipas SportMediaset, Chivu u ka kërkuar lojtarëve të reflektojnë…

Sport

02/11/2026 13:37

Interi nuk dëshiron që humbja në derbi ndaj Milanit të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit. Një ditë pas disfatës, trajneri Cristian Chivu ka mbledhur skuadrën në Appiano Gentile për një takim ku është diskutuar hapur për problemet dhe paraqitjet e ekipit në këtë fillim të sezonit.

Sipas SportMediaset, Chivu u ka kërkuar lojtarëve të reflektojnë për gabimet e bëra, duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund dhuratave që po u bëjnë kundërshtarëve dhe për të reaguar menjëherë në fushë.

Takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, pa tensione apo debate. Trajneri ka kërkuar që fjalët të shndërrohen në veprime konkrete, pasi diskutimet nuk kanë vlerë nëse nuk pasohen nga reagimi në ndeshje.

Nga ana tjetër, veteranët e Interit, të udhëhequr nga Nicolò Barella, i kanë siguruar trajnerit dhe stafit se skuadra nuk e ka humbur urinë për fitore, atë që vetëm pesë muaj më parë i kishte ndihmuar të fitonte Scudetton dhe Kupën e Italisë.

Reagimi i parë i zikaltërve pritet në përballjen e ardhshme evropiane ndaj Feyenoordit, ndërsa më pas Interi do të përballet me Comon në kampionat.