Seanca e radhës të enjten në ora 12:00

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, Kryesia mori vendim që seanca e radhës radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo është bërë e ditur nga shefi…

Lajme

02/11/2026 12:19

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, Kryesia mori vendim që seanca e radhës radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

“U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, tha Tahiri.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet të enjten në orën 12:00./Lajmi.net/