Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh për të hetuar…
Lajme
Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Komisioni kryesohet nga Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar është Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.
Kuvendi i Kosovës e kishte themeluar këtë komision më 29 tetor, me 90 vota për. Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte dërguar letër institucioneve duke alarmuar se jeta e saj ishte në rrezik.