Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, Haxhiu: Pres që të gjithë zyrtarët e ftuar të dëshmojnë, rasti të hetohet nga Prokuroria Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ajo ka thënë se në këtë mbledhje kanë rënë dakord që seanca plenare e Kuvendit të mbahet të enjten në ora 12:00, shkruan lajmi.net. “Përveç pikave të rendit të ditës që ndërlidhen me deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët ngrisin…

Lajme

02/11/2026 12:04

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo ka thënë se në këtë mbledhje kanë rënë dakord që seanca plenare e Kuvendit të mbahet të enjten në ora 12:00, shkruan lajmi.net.

“Përveç pikave të rendit të ditës që ndërlidhen me deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët ngrisin çështje në interes të qytetarëve, pyetjet parlamentare por edhe ligje shumë të rëndësishme do të trajtohen në lexim të parë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për Komisionin Hetimor në rastin e Arlinda Zekajt që ka filluar punën sot.

“Siç jeni në dijeni, gjatë kohës sa jemi këtu komisiooni hetimor po mban takimin e parë për të vlerësuar, trajtuar, hetuar të gjitha procedurat në rastin e vrasjes tragjike të Arliinda Zekajt. Si kryetare e Kuvendit do të jem në dispozicion të plotë për të trajtuar të gjitha kërkesat që komisioni hetimor ka. Unë pres që të gjithë zyrtarët që do të jenë në listën e dëshmitarëve të këtij komisioni, t’i përgjigjen”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Prokuroria do të duhej të merrej me hetime në këtë rast, përkatësisht Prokuroria Speciale të jetë e angazhuar për të hetuar veprimet, mosveprimet apo veprimet e gabuara në rastin e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

“Komisioni hetimor është vetëm një mekanizëm shtesë që do ta hetoj këtë rast dhe do të përpiloj një dokument që do ta dërgoj në Prokurorinë përgjegjëse. Uroj që ajo të jetë Prokuroria Speciale sepse këtu përfshihen zyrtarë të lartë, prandaj bie në fushëveprimtarinë e kësaj Prokurorie”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/