Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Pejë

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë. Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të…

Lajme

02/11/2026 11:52

Policia e Kosovës në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/