“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme. Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë. Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me…

Lajme

01/11/2026 13:22

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.

Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë.

Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”.