Ish-policja e Kosovës për dorëheqjen e Gazmend Hoxhës: Kosova humbi një udhëheqës të pakrahasueshëm
Ish-policja e Kosovës, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e cilësuar vendimin e tij si një akt të lartë moral, por njëkohësisht si humbje për sigurinë e vendit. Në reagimin e saj, ajo ka vlerësuar kontributin e Hoxhës në shtrirjen e sovranitetit…
Lajme
Ish-policja e Kosovës, avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e cilësuar vendimin e tij si një akt të lartë moral, por njëkohësisht si humbje për sigurinë e vendit.
Në reagimin e saj, ajo ka vlerësuar kontributin e Hoxhës në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri dhe në udhëheqjen e operacioneve të rëndësishme policore, përfshirë edhe atë kundër grupit të armatosur në Banjskë, raporton lajmi.net
Gashi Bytyqi e ka cilësuar atë si “hero të gjallë”, duke theksuar se gjatë udhëheqjes së tij, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, janë zhvilluar operacione të rëndësishme për sigurinë e vendit.
Postimi i saj i plotë:
Dorëheqja e Gazmend Hoxhës është njē akt i lartē moral por ēshtē edhe njẽ humbje e madhe për sigurinë e Republikës së Kosovës!
Ai është HERO I GJALLĒ për shtrirjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës. Duke qenë në ballë të Policisë së Kosovës, ai udhëhoqi operacionet më delikate policore për arrestimin e personave të dyshuar serbë, përfshirë edhe rastin e Banjskës, së bashku me policët dhe policet e Kosovës, duke na bërë jashtëzakonisht krenarë.
Nëse deri më tani zinxhiri komandues i Policisë nuk ka funksionuar siç duhet, a duhej që e ndjera Arlinda të bëhej viktimë, në mënyrë që një epror i lartë, i shkolluar, i trajnuar dhe për të cilin është investuar shumë, të detyrohej të jepte dorëheqje?
Politikanë, kam një porosi për ju: përmbusheni misionin tuaj duke:
Rritur pagat e policëve dhe policeve;
Siguruar mbrojtjen shëndetësore për ta;
Siguruar shujtën ushqimore për pjesëtarët e Policisë.
Te sigurohen kushte te punes, vetura, uniforma e pajisje.
Konsideroje se Policia e Kosovës ishte dhe mbetet institucioni më kredibil i Republikës së Kosovës!
P.S. Gazmend Hoxha tregoi një akt të lartë moral përmes dorëheqjes së tij, por Kosova humbi një udhëheqës të operacioneve policore, të pakrahasueshëm.
Av. Fehmije Gashi Bytyqi
Ish-police e Kosovës
30.10.2026./Lajmi.net/