Legjenda e Milanit kundër stadiumit të ri: San Siro është ende perfekt
Legjenda e Milanit, Gianni Rivera, ka kritikuar ashpër projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano, duke kundërshtuar vendimin për t’i dhënë fund historisë së stadiumit legjendar “San Siro”. Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, pas prezantimit të projektit të ri pranë stadiumit aktual, Rivera ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin…
Sport
Legjenda e Milanit, Gianni Rivera, ka kritikuar ashpër projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano, duke kundërshtuar vendimin për t’i dhënë fund historisë së stadiumit legjendar “San Siro”.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, pas prezantimit të projektit të ri pranë stadiumit aktual, Rivera ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin që synon të mbyllë një epokë të rëndësishme të futbollit italian.
“San Siro është një monument për qytetin e Milanos dhe objekti aktual është ende perfekt për të luajtur. Po e shembin për t’i hapur rrugë diçkaje që nuk ka asnjë arsye të ekzistojë. Më vjen keq për atë që e mori këtë vendim”, deklaroi Rivera.
Ish-futbollisti legjendar ka kritikuar gjithashtu komercializimin e futbollit modern, veçanërisht vendimin për t’ua dhënë stadiumeve emrat e sponsorëve që paguajnë më shumë, në vend që të nderohen figurat historike të klubeve.
“Në vend që ta emërojnë stadiumin sipas atyre që bënë historinë e klubit, ia japin atij që paguan më shumë. Imagjinoni sa të lumtur do të jenë tifozët!”, u shpreh ai.
Rivera madje ka zbuluar se do t’i kishte pëlqyer që stadiumi i ri të mbante emrin e tij dhe të legjendës së Interit, Sandro Mazzola.
“Do të më kishte pëlqyer jashtëzakonisht shumë sikur stadiumi i ri të mbante emrin tim dhe të mikut tim, Sandro Mazzola”, përfundoi ish-ylli i Milanit.Projekti për stadiumin e ri synon të hapë një kapitull të ri për dy klubet e mëdha të Milanos, Milanin dhe Interin, por vendimi për t’i dhënë fund epokës së “San Siro”-s vazhdon të ngjallë debat për ruajtjen e trashëgimisë historike të futbollit italian.