41-vjeçari që vdiq disa ditë pas aksidentit me motoçikletë është vëllai i aktorit kosovar, Agan Asllani

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë është vëllai i aktorit të njohur kosovar, Agan Asllani. Lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit Berat Asllani e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale. Ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait, duke njoftuar familjarët,…

ShowBiz

30/10/2026 08:39

I riu që humbi jetën disa ditë pas një aksidenti me motoçikletë në Mitrovicë është vëllai i aktorit të njohur kosovar, Agan Asllani.

Lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit Berat Asllani e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi prekës në rrjetet sociale.

Ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e vëllait, duke njoftuar familjarët, miqtë dhe dashamirët për ndarjen e tij nga jeta.

“Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, por me besim të plotë në caktimin e Allahut, njoftoj familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot u nda nga jeta vëllai ynë i dashur, Berat Asllani”, ka shkruar Agani.

Familja ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojë me kohë.

Ndryshe pesë ditë më parë, Mitrovica u trondit nga lajmi për një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Ahmet Selaci”, në Bajr të Mitrovicës.

Në aksident u përfshi 41-vjeçari Berat Asllani, i cili u dërgua pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se ai kishte pësuar gjakderdhje në tru. Pas trajtimit fillestar në Spitalin e Mitrovicës, Asllani u transferua urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vazhdoi trajtimin.

Megjithatë, pas pesë ditësh betejë për jetë, Asllani ka ndërruar jetë, duke lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.