Vrasja e Arlindës, nesër protestohet në qendër të Pejës
Në Pejë do të mbahet nesër protestë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica, me ç’rast do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për këtë rast. Sipas njoftimit për media, protesta organizohet nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, transmeton lajmi.net. Organizatorët bëjnë thirrje për…
Lajme
Në Pejë do të mbahet nesër protestë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica, me ç’rast do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për këtë rast.
Sipas njoftimit për media, protesta organizohet nga iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Organizatorët bëjnë thirrje për llogaridhënie institucionale dhe adresimin e përgjegjësive lidhur me rastin e Zekajt.
Protesta do të mbahet në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Pejë./lajmi.net/