Osmani për rastin e Arlindës: Shteti e la në duart e vdekjes, përgjegjësit duhet të përfundojnë në burg

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, dështuan ta mbronin Arlinda Zekajn, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlindës, duke theksuar se…

Lajme

29/10/2026 11:51

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, dështuan ta mbronin Arlinda Zekajn, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka kritikuar institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i Arlindës, duke theksuar se shkarkimet dhe dorëheqjet nuk mjaftojnë për të adresuar dështimet në mbrojtjen e saj.

“SHTETI E LA NË DUART E VDEKJES”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të mos kufizohet vetëm në masa administrative, por të përfshijë edhe përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas saj, kanë refuzuar ta mbrojnë Arlindën.

“Për çdo zyrtar që refuzoi ta mbronte, duhet të ketë edhe përgjegjësi penale”, ka deklaruar ish-presidentja.

Në fund të reagimit, Osmani ka bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “DREJTËSI. PËRGJEGJËSI. BURG!” /Lajmi.net/