Nikaj nga kolektivi: Në Kosovë dënohesh më shumë për vjedhjen e një marmelate sesa për dhunimin e një gruaje
Anita Nikaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur fjalim në protestën për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe gratë e tjera të vrara, duke kritikuar institucionet për injorimin e thirrjeve të grave për ndihmë. Para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, Nikaj tha se janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara…
Lajme
Anita Nikaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur fjalim në protestën për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe gratë e tjera të vrara, duke kritikuar institucionet për injorimin e thirrjeve të grave për ndihmë.
Para protestuesve të mbledhur në Prishtinë, Nikaj tha se janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe liri për gratë e gjalla, duke i akuzuar institucionet se kanë injoruar thirrjet e tyre.
“Sot jemi mbledhë me kërku drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla. Jemi mbledhë para institucioneve, të cilat na kanë dërgu te vdekjet, duke i injoruar thirrjet tona”, deklaroi Nikaj.
Ajo kritikoi edhe mënyrën se si, sipas saj, trajtohen rastet e dhunës ndaj grave, duke e krahasuar dënimin për vjedhjen e një produkti në market me atë për dhunimin e një gruaje.
“Qytetarë të nderuar a e dini se në Kosovën tonë të dashur, ma shumë dënohesh nëse e vjedh një marmulladë në market se sa kur e dhunon një gru”, tha ajo.
Protesta është organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po kërkon llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna. /Lajmi.net/