Ramush Haradinaj reagon pasi familja e tij u përmend për lidhje me Jeton Sylaj, thotë se janë sulme të orkestruara nga Vetëvendosje

Ramush Haradinaj nga radhët e Aleancës ka reaguar pasi familja e tij dhe emri i tyre është përmendur këto ditë në lidhje me të akuzuarin për vrasjen e Arlinda Zekaj, Albert Sylaj dhe vëllain e tij Jeton Sylaj. Ramush Haradinaj tha se këto sulme e gënjeshtra po bëhen vetëm se nuk iu nënshtruan Albin Kurtit.…

Lajme

28/10/2026 12:46

Ramush Haradinaj nga radhët e Aleancës ka reaguar pasi familja e tij dhe emri i tyre është përmendur këto ditë në lidhje me të akuzuarin për vrasjen e Arlinda Zekaj, Albert Sylaj dhe vëllain e tij Jeton Sylaj.

Ramush Haradinaj tha se këto sulme e gënjeshtra po bëhen vetëm se nuk iu nënshtruan Albin Kurtit.

Ai tha se kanë bërë kujdes të mos keqpërdorin tragjedinë e askujt dhe kanë ruajtur vlerat e dinjitetin e familjes shqiptare.

“Ta dini se sulmet që bëhen ndaj nesh s’kanë të bëjnë me emrin dhe mbiemrin tim, por me faktin se Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit – ata duke e parë se ne nuk nënshtrohemi, por përdorin sulme të ndryshme e shpifje të ndryshme ndaj nesh nga frika se qytetarët një ditë do të revoltohen e do të dalin në rrugë për këto të padrejta që po i bëhen qytetarit të vendit”,deklaroi Haradinaj.

Ndryshe ishte avokatja e Arlinda Zekaj që pati deklaruar në një emision se Arlinda i kishte thënë asaj se bashkëshorti, Jeton Sylaj, në vazhdimësi e kërcënonte.

“Ka mem vra se tanë kohën është me Haradinajt”,pati thënë avokatja duke potencuar se këtë ia kishte thënë Arlinda.

Pas kësaj reagime të shumta pati edhe për miqësinë e Jeton Sylajt me Daut Haradinaj dhe të tjerët – e për të cilat u deklarua sot vetë Ramush Haradinaj./Lajmi.net/