Në Skenderaj, një grua kanoset përmes telefonit nga bashkëshorti me të cilin është në proces shkurorëzimi
Një rast i kanosjes është raportuar në Skenderaj, ku viktima, një grua kosovare, dyshohet se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, në orën 11:06. I dyshuari aktualisht gjendet jashtë shtetit. Policia ka bërë të…
Lajme
Një rast i kanosjes është raportuar në Skenderaj, ku viktima, një grua kosovare, dyshohet se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, në orën 11:06. I dyshuari aktualisht gjendet jashtë shtetit.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Skenderaj 27.10.2026 – 11:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj, nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të Policisë. /Lajmi.net/