​Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s nis vizitën në Kosovë, Haxhiu shpreh mirënjohje për çlirimin

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka nisur këtë të mërkurë vizitën zyrtare në Kosovë. Përfaqësuesit e këtij delegacioni fillimisht janë pritur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë fjalës së saj hapëse, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për kontributin e NATO-s në çlirimin e vendit. Ajo ka…

Lajme

28/10/2026 09:40

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka nisur këtë të mërkurë vizitën zyrtare në Kosovë.

Përfaqësuesit e këtij delegacioni fillimisht janë pritur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë fjalës së saj hapëse, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për kontributin e NATO-s në çlirimin e vendit.

Ajo ka theksuar se Kosova do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse Aleancës Veriatlantike për ndihmën e dhënë në periudhën më të vështirë të historisë së saj.