Besnik Berisha merr përfaqësimin e interesave ligjore të familjes Zekaj: Atyre iu kemi borxh t’ia zbardhim të vërtetën

Avokati Besnik Berisha ka shkruar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Ai ka njoftuar se me kërkesë dhe autorizim të familjes së të ndjerës Arlinda Zekajt, ka marrë përsipër përfaqësimin e interesave të saj ligjore. “Sot, pas marrjes se ketij angazhimi, kam pranuar shume thirrje nga gazetare, kerkesa per prononcime dhe ftesa…

Lajme

27/10/2026 18:35

Avokati Besnik Berisha ka shkruar në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Ai ka njoftuar se me kërkesë dhe autorizim të familjes së të ndjerës Arlinda Zekajt, ka marrë përsipër përfaqësimin e interesave të saj ligjore.

“Sot, pas marrjes se ketij angazhimi, kam pranuar shume thirrje nga gazetare, kerkesa per prononcime dhe ftesa per emisione televizive. I falenderoj sinqerisht per interesimin dhe vemendjen qe po i kushtojne kesaj tragjedie. Megjithate, derisa familja po i jepte Arlindes lamtumiren e fundit, nuk ma beri zemra te isha ne nje studio televizive duke folur per dhimbjen e tyre. Zgjodha te jem prane tyre, jo per t’u thene se ua kuptoj dhimbjen, sepse ka dhimbje qe nuk mund t’i kuptosh plotesisht pa i perjetuar, por per t’ua deshmuar se, ne rrugen e veshtire qe i pret, nuk do te jene vetem. Sot, asnje fjale e imja nuk do te kishte me shume vlere sesa t’u qendroja prane”, ka njoftuar Berisha.

Ai ka thënë se e ka pranuar këtë përfaqësim duke e ditur se asnjë angazhim i tij, e asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë dënim, nuk mund ta kthej Arlindën në jetë

E kam pranuar kete perfaqesim me vetedijen e plote se asnje angazhim imi, sado i madh, asnje vendim gjyqesor dhe asnje denim, sado i drejte, nuk mund ta ktheje Arlinden ne jete.

“Nje femije qe ka humbur nenen, drejtesia nuk mund t’ia ktheje perqafimin e saj. Familjes nuk mund t’ia ktheje ditet qe do t’i jetonin bashke, as gezimet qe do t’i ndanin me te. Mundet, megjithate, t’u jape dicka qe askush nuk ka te drejte t’ua mohoje. Te verteten per ate qe ndodhi dhe pergjigjet per gjithcka qe ka rendesi per zbardhjen e kesaj tragjedie. Pikerisht per kete do te angazhohemi. Jo per te gjetur me cdo kusht fajtore, por per te kerkuar qe asnje pergjegjesi e provuar te mos mbetet pa trajtimin qe kerkon ligji. Jo per te paragjykuar institucione apo zyrtare te tyre, por per te kerkuar qe cdo veprim dhe mosveprim qe mund te kete rendesi per kete rast te verifikohet me seriozitetin e duhur”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se ka respekt për institucionet e shtetit, pavarësinë e tyre dhe për njerëzit që e ushtrojnë me ndershmëri përgjegjësinë publike.

“Besoj se ky respekt nuk na pengon te kerkojme pergjigje, ashtu si kerkesa per llogaridhenie nuk na jep te drejte te paragjykojme askend. Drejtesise nuk i sherbehet duke shpallur fajtore permes deklaratave publike, sikurse as institucioneve nuk u sherbehet duke i perjashtuar ato nga cdo kerkese per transparence dhe pergjegjesi. Nese dikush ka vepruar drejt, kjo duhet te vertetohet. Nese dikush ka deshtuar ne permbushjen e detyrimeve te veta, edhe kjo duhet te vertetohet. Askush nuk duhet te denohet pa prova dhe askush nuk duhet t’i shmanget pergjegjesise per shkak te pozites qe mban. Kjo eshte ajo qe kerkojme. Asgje me shume se drejtesi, asgje me pak se e verteta”, ka thënë Berisha.

Ai ka njoftuar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë përpjekjeje për ta shndërruar tragjedinë e Arlindës në një betejë politike.

“Familja e saj nuk ka nevoje qe dikush ta perdore dhimbjen e tyre per te sulmuar kundershtaret, as qe dikush tjeter t’i dale ne mbrojtje nje institucioni perpara se te sqarohen faktet. Nje nene ka humbur jeten. Nje femije ka mbetur pa nenen e tij. Kjo tragjedi duhet te na bashkoje ne kerkesen per drejtesi, jo te na ndaje ne perpjekje per perfitime politike. Nga ana jone do te kete bashkepunim me institucionet kompetente, respekt per pavaresine dhe procedurat e tyre, por edhe kembengulje qe hetimi te jete i plote, profesional, i paanshem dhe i mbeshtetur ne prova. Do te flasim kur te kemi cfare te themi. Nuk do te bejme akuza per hir te vemendjes, por as nuk do te heshtim nese faktet nxjerrin ne pah rrethana qe kerkojne sqarim dhe pergjegjesi”, ka shtuar Berisha.

Ai ka thënë se një ditë kamerat do të largohen, debatet do të pushojnë dhe vëmendja publike do të zhvendoset diku tjetër, por familjes së Arlindës, do t’i mbetet e njejta dhimbje dhe e drejtë për ta mësuar të vërtetën.

“Pikerisht per kete arsye, angazhimi yne nuk do te varet nga vemendja publike, por nga pergjegjesia qe kemi marre persiper. Nuk mund t’u premtoj se drejtesia do t’ua sheroje plagen, as se perfundimi i procedures do te jete ai qe deshirojne. Nuk do te ishte as e ndershme dhe as profesionale ta beja nje premtim te tille. Mund t’u premtoj vetem ate qe varet nga une, se do te bej gjithcka qe me lejon ligji, pervoja dhe ndergjegjja ime profesionale, qe asnje pyetje me rendesi te mos mbetet pa u shtruar, asnje rrethane pa u verifikuar dhe asnje perfundim pa u mbeshtetur ne prova. Sot, familja e Arlindes u kthye nga varrezat pa njeriun e saj te dashur. Kjo eshte nje humbje qe askush nuk mund t’ua ktheje pas”, ka shkruar Berisha.

Ai ka thënë se do të ishte padrejtësi e rëndë që pas gjithë kësaj të mbeteshin edhe me ndjenjën se e vërteta nuk u kërkua deri në fund, se pyetjet e tyre mbeten pa pergjigje dhe se dikush mund te kishte bere me shume, por nuk e beri.

“Nuk mund t’ua lehtesojme plotesisht dhimbjen, por kemi detyrimin te bejme gjithcka qe ajo te mos rendohet edhe nga nje padrejtesi e patrajtuar. Sot, Arlindes i thame lamtumire. Familjes se saj i kemi borxh qe kjo lamtumire te mos jete edhe fundi i perpjekjeve per ta zbardhur te verteten. U prehte ne paqe, Arlinda!”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/