PDK-ja shpenzoi mbi 212 mijë euro për tre muaj, 10 mijë euro për blerjen e veturës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar shpenzime prej 212 mijë e 394.65 eurosh për periudhën korrik–shtator 2026. Në raportin financiar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndër shpenzimet e paraqitura figurojnë pagat, qiraja, shërbimet kontraktuese, marketingu dhe blerja e një veture në vlerë prej 10 mijë eurosh. Sipas dokumentit, PDK-ja kishte planifikuar…

Lajme

27/10/2026 11:31

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar shpenzime prej 212 mijë e 394.65 eurosh për periudhën korrik–shtator 2026. Në raportin financiar të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndër shpenzimet e paraqitura figurojnë pagat, qiraja, shërbimet kontraktuese, marketingu dhe blerja e një veture në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Sipas dokumentit, PDK-ja kishte planifikuar buxhet prej 225 mijë e 600.98 eurosh për këtë tremujor, ndërsa shpenzimet e raportuara janë 212 mijë e 394.65 euro. Diferenca mes buxhetit të planifikuar dhe shpenzimeve të deklaruara është 13 mijë e 206.33 euro.

Nga shpenzimet e paraqitura, 134 mijë e 677.62 euro janë regjistruar në korrik, 52 mijë e 432.71 euro në gusht dhe 25 mijë e 284.32 euro në shtator.

Një nga kategoritë me vlerë të konsiderueshme është ajo e pagave dhe kontributeve, ku janë deklaruar gjithsej 122 mijë e 30.57 euro. Ndërkaq, për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 73 mijë e 653.54 euro.

Në kategorinë e shërbimeve të tjera janë deklaruar 36 mijë e 606.18 euro, ndërsa për shërbime të tjera kontraktuese figurojnë 36 mijë e 475 euro. Këto shpenzime janë paraqitur në raportin financiar të partisë për tre muajt e kësaj periudhe.

Për qiranë e ndërtesës janë deklaruar gjithsej 12 mijë e 837.90 euro, ndërsa për qiranë e pajisjeve janë raportuar edhe 1 mijë euro. Për marketing dhe informim publik, shpenzimet arrijnë në 12 mijë e 826.74 euro.

Raporti përfshin edhe shpenzime për përfaqësim në vlerë prej 2 mijë e 375.69 eurosh, si dhe 3 mijë e 193.24 euro për shpenzime komunale, ku përfshihen pagesat për energji elektrike dhe shërbime të tjera.

Një ndër shpenzimet e veçanta është blerja e një veture, për të cilën PDK-ja ka deklaruar 10 mijë euro në muajin korrik. Në dokument figurojnë gjithashtu shpenzime për pajisje teknologjike, mirëmbajtje, furnizime dhe shërbime të tjera.

PDK-ja deklaron 5,500 euro donacione për tre muaj

Përveç shpenzimeve, PDK-ja ka deklaruar edhe donacione dhe kontribute në të holla në vlerë të përgjithshme prej 5 mijë e 500 eurosh për periudhën korrik–shtator 2026.

Sipas tabelës së donacioneve, Adnan Muharremi ka kontribuar me 1 mijë e 100 euro më 1 korrik, ndërsa Labinot Llabi janë regjistruar me 2 mijë euro në të njëjtën datë.

Në dokument figuron edhe donacioni prej 400 eurosh nga Erza Syla, më 21 korrik. Ndërsa më 22 korrik janë regjistruar dy kontribute nga 1 mijë euro, përkatësisht nga Qendrim Bytyqi dhe Afrim Vitia.

Sipas raportit, shuma e përgjithshme e këtyre donacioneve dhe kontributeve arrin në 5 mijë e 500 euro.

Raporti financiar i PDK-së përfshin shpenzimet e deklaruara dhe kontributet e pranuara gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. /Lajmi.net/