Tre persona me maska grabisin sigurimin në Magure, njëri e kërcënon me pistoletë
Një punëtor i sigurimit në një kompani private ka raportuar në Polici se është kërcënuar me armë nga tre persona të maskuar në fshatin Magure të Lipjanit. Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11, në objektin ku punonte viktima. Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka deklaruar se kishte vërejtur tre persona me maska…
Lajme
Një punëtor i sigurimit në një kompani private ka raportuar në Polici se është kërcënuar me armë nga tre persona të maskuar në fshatin Magure të Lipjanit.
Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11, në objektin ku punonte viktima.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi ka deklaruar se kishte vërejtur tre persona me maska dhe dorëza, ndërsa njëri prej tyre mbante një pistoletë në dorë.
I dyshuari me armë ia kishte drejtuar atë punëtorit të sigurimit, duke i thënë të largohej nga aty.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa pas konsultimit me prokurorin është iniciuar rasti si “Grabitje”.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identifikimin apo arrestimin e të dyshuarve. /Lajmi.net/