Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Nagavci: Nuk e dimë a do ta mbështesim para se PDK të tregoj çka kërkon të ndryshoj
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Ajo ka thënë se pas kthimit të projektligjit për Gjykatën Speciale nga Presidentja janë dy mundësi që Kuvendi me 61 vota ta hedh poshtë propozimin e Presidentes, apo ta miratoj propozimin për rikthimin e projektligjit. “Tashmë ka tri precedente…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka thënë se pas kthimit të projektligjit për Gjykatën Speciale nga Presidentja janë dy mundësi që Kuvendi me 61 vota ta hedh poshtë propozimin e Presidentes, apo ta miratoj propozimin për rikthimin e projektligjit.
“Tashmë ka tri precedente në lidhje me këtë: është një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në rastin Jahjaga, e cila e tregon, i cili aktgjykim pra e tregon që nuk ka hapësirë për të bërë amandamentimin apo ndryshimin e ligjit. I njëjti hidhet poshtë, apo mbetet në fuqi, ndërkohë që janë edhe dy projektligje të cilat ishin kthyer me të drejtën e vetos nga ish-presidentja Vjosa Osmani, të cilat të njëjtat kanë mbetur pra pa u shqyrtuar saktësisht, janë hedhur poshtë. Gjithsesi, kjo është një çështje që duhet ta shqyrtojmë. E dini që janë katë javë nga letra e presidentes, është në radhë të parë Komisioni për Legjislacion që duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë të presidentes, dhe i njëjti pastaj do të na drejtohet Kuvendit me raportin ku duhet të shqyrtojë kërkesën gjegjësisht të japë rekomandimet e veta. Kështu që unë besoj që edhe kjo do të trajtohet me kujdes”, tha Nagavci.
Ajo nuk ka treguar a do ta mbështesin apo jo.
“Përpara se të deklarohemi se a jemi pro mbështetjes së PDK-së në këtë pikë, duhet të dimë se çfarë po kërkon PDK-ja të ndryshojë, cilat nene specifikisht”, ka thënë ajo.