Alarmante: Një grua u vra dhe dhjetë të tjera u sulmuan fizikisht nga familjarët e tyre që nga e shtuna në Kosovë

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbesin shqetësuese pasi janë të shumta në numër. Që nga e shtuna e 23 tetorit, në Kosovë, në rajone të ndryshme janë dhunuar fizikisht dhjetë gra. Burri gruan, djali nënën e vëllai motrën, janë raportet dhunues-viktimë që janë raportuar nga Policia e Kosovës. Të shtunën në Gjakovë, djali…

Lajme

26/10/2026 11:30

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të mbesin shqetësuese pasi janë të shumta në numër.

Që nga e shtuna e 23 tetorit, në Kosovë, në rajone të ndryshme janë dhunuar fizikisht dhjetë gra.

Burri gruan, djali nënën e vëllai motrën, janë raportet dhunues-viktimë që janë raportuar nga Policia e Kosovës.

Të shtunën në Gjakovë, djali ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Gjakovë  23.10.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht nënë dhe motrën e tij. Viktimat kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është raportuar nga Policia.

Të dielën, në Prishtinë, Kaçanik dhe Pejë, në tri raste të ndara, bashkëshortët kanë rrahur bashkeshortet e tyre.

“Prishtinë / 24.10.2026 – 12:00. Raportohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Kaçanik / 24.10.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë / 24.10.2026 – 21:00. Dyshohet se viktima f/k pas një mosmarrëveshje është sulmuar dhe dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar ndërsa viktima me dëshirën e saj ka shkuar te prindërit e saj”, thuhet në raport të Policisë.

Gjithashtu, të hënën në gjashtë raste të ndara, gratë janë dhunuar nga bashkëshortët apo të dashurit e tyre.

“Fushë Kosovë / 25.10.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 25.10.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë,25.10.2026-23:13. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare e dyshuara femër kosovare kishte kryer veprën e lartcekur. Po ashtu dyshohet se e dyshuara ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Lidhur me rastin palët kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.

Kamenicë / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kamenicë / 25.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vushtrri / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Situata është më alarmante!

Të dielën e 25 tetorit, një grua është privuar nga jeta me sopatë nga vëllai i burrit të saj.

Ajo fillimisht ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, për çka ka shkuar në Polici. I dyshuari është arrestuar dhe viktima është kthyer në shtëpi, ku edhe ka qenë fatale. Ajo më pas është vrarë nga kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati, shkruan lajmi.net.

Viktima e këtij rasti, Arlinda Zekaj kishte kërkuar ndihmë nga Prokuroria Themelore në Pejë për mbrojtjen e saj.

Në dy letrat e saj që tashmë janë bërë publike, ajo e ka njoftuar Prokurorinë për rrezikun që i kanoset në shtëpinë e saj, ku edhe i erdhi vdekja.

Prokuroria nuk mori asnjë hap ndërsa Zekaj i mbylli sytë për t’i lënë përgjegjësinë e plotë institucioneve të drejtësisë që nuk ishin mbështetja e saj derisa e njëjta përballej me dhunë sistematike. /Lajmi.net/ 

Letrat e plota të saj: