Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e sotme. Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit. Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare. Në mesin e pikave të parapara janë…
Lajme
Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e sotme.
Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.
Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare. Në mesin e pikave të parapara janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Një nga çështjet kryesore do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. /Lajmi.net/
Fotografi nga mbledhja:

