Kompania ku punonte Arlinda Zekaj shpreh ngushëllime pas vrasjes së saj: Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona si pjesë e çmuar e jona
Mbrëmë në Pejë, Arlinda Zekaj u privua nga jeta dhe i dyshuari për këtë vrasje është kunati i saj. Pas vdekjes së saj, ka shkruar kompania “Zekaj Tours” ku Arlinda Zekaj po punonte. Ata kanë thënë se e kanë marrë me dhimbje të thellë e pikëllim të madh lajmin për vrasjen e Arlindës, e cila…
Lajme
Mbrëmë në Pejë, Arlinda Zekaj u privua nga jeta dhe i dyshuari për këtë vrasje është kunati i saj.
Pas vdekjes së saj, ka shkruar kompania “Zekaj Tours” ku Arlinda Zekaj po punonte.
Ata kanë thënë se e kanë marrë me dhimbje të thellë e pikëllim të madh lajmin për vrasjen e Arlindës, e cila punonte për dy vite në këtë kompani.
“Arlinda ishte një njeri i mirë, e sjellshme, e respektueshme dhe me një zemër të bardhë. Gjatë kohës që punuam bashkë, la pas kujtime të mira dhe respekt që nuk harrohen lehtë. Është e rëndë dhe e dhimbshme kur një jetë e re ndërpritet në mënyrë kaq tragjike. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura përballë një humbjeje të tillë, kur një njeri që e ke njohur dhe vlerësuar nuk është më mes nesh. Arlinda, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona si një njeri i mirë dhe një pjesë e çmuar e familjes së Zekaj Tours”, thuhet në reagim.
Ata kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur atë.
“U prehsh në paqe, Arlinda! Drejtësia duhet të flasë dhe një jetë e humbur kërkon përgjigje”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: