Vrasja e gruas dje në Pejë, Abdixhiku: Ajo mbrojtje nuk pati sa ishte gjallë, tani i detyrohemi drejtësi – LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë që ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është vrarë me sëpatë nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës. Në lidhje me këtë, Abdixhiku ka thënë se Arlinda, viktima e kësaj vrasje kërkoi mbrojtje nga shteti duke e paralajmëruar Prokurorinë…

Lajme

26/10/2026 08:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë që ka ndodhur dje në Pejë, ku një grua është vrarë me sëpatë nga kunati i saj në Vitomericë të Pejës.

Në lidhje me këtë, Abdixhiku ka thënë se Arlinda, viktima e kësaj vrasje kërkoi mbrojtje nga shteti duke e paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj.

“Është e padurueshme të lexosh fjalët e një gruaje që kërkon ndihmë, teksa ndjenë pafuqinë e zanit të saj. Ato fjalë godasin secilin prej nesh, si prind, si vëlla, si fëmijë, si bashkëqytetar. Një grua kishte frikë për jetë dhe u la vet! Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës.

“Asaj i detyroheshim mbrojtje sa ishte gjallë. Për të gjallë, mbrojtje nuk pati! Tani i detyrohemi drejtësi; me gjithë zhvlerësimin paralajmërues që në letër na e dha. Dhe çdo gruaje tjetër që sot jeton me frikë, i detyrohemi veprim. Sot, para se një tjetër kërkesë për ndihmë të na mbetet në duar si dëshmi e një jete që nuk e mbrojtëm”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: