Policia pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj: Ishte intervistuar pas dhunës në familje, por viktima me vullnet e saj u dërgua në shtëpi
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se Arlinda Zekaj e cila u vra mbrëmë në Vitromiricë të Pejës ishte intervistuar për dhunë në familje, përpara se të gjendej e vdekur. Sipas policisë, më 25 tetor rreth orës 19:00 autoritetet u njoftuan për një rast të dhunës në familje. Gruaja u shoqërua…
Lajme
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se Arlinda Zekaj e cila u vra mbrëmë në Vitromiricë të Pejës ishte intervistuar për dhunë në familje, përpara se të gjendej e vdekur.
Sipas policisë, më 25 tetor rreth orës 19:00 autoritetet u njoftuan për një rast të dhunës në familje.
Gruaja u shoqërua në stacion policor për intervistim dhe bashkëshorti i saj u arrestua dhe u ndalua për 48 orë.
Madje sipas policisë, gruaja me vullnetin e saj është dërguar në shtëpi.
“Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por rreth orës 21:10, autoritetet morën njoftimin se ajo ishte gjetur pa shenja jete.
Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.
Policia thotë se ajo vdiq nga goditjet me një mjet të fortë.
Si i dyshuar për vrasjen përmendet kunati i saj.
Sipas Policisë, personi i dyshuar ishte në arrati, ndërsa Prokuroria dhe njësitë hetimore dolën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat./Lajmi.net/