Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite ndryshim/plotësimi i Ligjit për Buxhetin 2026

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00, ku do të shqyrtohen disa çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe organizimin e seancës së ardhshme plenare. Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së…

Lajme

26/10/2026 08:29

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00, ku do të shqyrtohen disa çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare. Në mesin e pikave të parapara janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.