DJ Dagz ndan lajmin e rëndë për babanë: Po lufton për jetën
DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë familjar, duke bërë të ditur se babai i tij ndodhet në spital dhe prej tri ditësh është i intubuar, ndërsa po lufton për jetën. Përmes një postimi në Instagram, artisti ka rrëfyer se gjatë 17 viteve të karrierës së tij si DJ është përballur me…
ShowBiz
DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë familjar, duke bërë të ditur se babai i tij ndodhet në spital dhe prej tri ditësh është i intubuar, ndërsa po lufton për jetën.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka rrëfyer se gjatë 17 viteve të karrierës së tij si DJ është përballur me sfida të shumta, por babai ka qenë gjithmonë mbështetja e tij më e madhe dhe personi që e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga muzika.
Dagz ka treguar se kishte një event të planifikuar, por gjendja e rëndë shëndetësore e të atit ia ka bërë të vështirë të mendojë për të dalë në skenë.
Megjithatë, kujtimi i fjalëve dhe mbështetja e vazhdueshme e babait po i japin forcë për të vazhduar përpara, ashtu siç ai e ka mësuar gjithmonë.
Në mesazhin e tij prekës, artisti ka shprehur shpresën që babai ta kalojë këtë betejë shëndetësore dhe të kthehet sa më shpejt pranë familjes.
Ai ka theksuar se dëshiron të qëndrojë i fortë, ashtu siç e ka mësuar i ati gjatë gjithë jetës.
