Ministria shqiptare për lajmet për rritje të tarifës në Rrugën e Kombit: Të pavërteta, s’ka plan për ndryshim të çmimit

Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Enea Karakaçi, ka demantuar lajmet për rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit. Ai tha se informacioni që ka qarkulluar ditëve të fundit është i pavërtetë dhe se çmimi mbetet i njëjti. “Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të…

Lajme

24/10/2026 13:44

Ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Enea Karakaçi, ka demantuar lajmet për rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.

Ai tha se informacioni që ka qarkulluar ditëve të fundit është i pavërtetë dhe se çmimi mbetet i njëjti.

“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.