Lutfi Haziri thirrje shqiptarëve në Serbi: Më 25 tetor bashkojeni votën në një listë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim të votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përmes një postimi në Facebook. Ai ka theksuar se bashkimi rreth një qëllimi të përbashkët është i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e synimeve politike të shqiptarëve. “Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një…

Lajme

24/10/2026 13:23

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim të votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka theksuar se bashkimi rreth një qëllimi të përbashkët është i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe realizimin e synimeve politike të shqiptarëve.

“Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush. Më 25 tetor bashkojeni votën për një listë, për një qëllim, për një Referendum. Rikthimi te lista e përbashkët ishte dhe mbeti qëllim i përbashkët”, ka shkruar Haziri.