Dy persona gjenden pa shenja jete, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në shtëpitë e tyre në 24 orët e fundit. Njëri rast ndodhi në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, sipas raportit të Policisë së Kosovës. Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Sipas policisë, një burrë është gjetur pa shenja…

Lajme

24/10/2026 08:55

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në shtëpitë e tyre në 24 orët e fundit. Njëri rast ndodhi në Prishtinë dhe tjetri në Graçanicë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë është raportuar më 23 tetor, rreth orës 07:43, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Sipas policisë, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa policia është njoftuar nga emergjenca.

Rasti i dytë është raportuar po ashtu më 23 tetor në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjeve.