“Rrugës për Drenicë, Bajraktarët” – Lajmërohet Gani Geci
Gani Geci është lajmëruar në rrjetet e tij sociale pas lirimit nga paraburgimi, duke publikuar mesazhin: “Rrugës për Drenicë, Bajraktarët”. Lajmërimi i tij vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij, raporton lajmi.net Sipas njoftimit të gjykatës, lirimi erdhi pasi Prokuroria kërkoi ndërprerjen…
Lajme
Gani Geci është lajmëruar në rrjetet e tij sociale pas lirimit nga paraburgimi, duke publikuar mesazhin: “Rrugës për Drenicë, Bajraktarët”.
Lajmërimi i tij vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij, raporton lajmi.net
Sipas njoftimit të gjykatës, lirimi erdhi pasi Prokuroria kërkoi ndërprerjen e paraburgimit dhe gjyqtari i procedurës paraprake e aprovoi kërkesën.
Ndërkohë, avokati i tij, Besnik Berisha, kishte njoftuar se ishte tërhequr nga mbrojtja, duke pretenduar se ndaj Gecit ishte ushtruar presion për pranimin e fajësisë në këmbim të mundësisë për lirimin nga paraburgimi.
Geci ishte në paraburgim nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj./Lajmi.net/