Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Hungarisë për Kosovën në BE

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon. Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se ky shtet ishte ndër vendet e para…

Lajme

23/10/2026 17:32

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, András Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë në rajon.

Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke rikujtuar se ky shtet ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008, raporton lajmi.net

Ajo ka shprehur interesimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat e ekonomisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe integrimi evropian i Kosovës. Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i vendit, duke kërkuar mbështetjen e Hungarisë për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat dhe për hapat e mëtejshëm të procesit integrues.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Hungarisë në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Në përfundim të takimit, Presidentja Shiroka Pula e ka ftuar homologun hungarez, András Baka, për një vizitë në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët./Lajmi.net/