Osmani i rikthehet “fushatës”: Marrëdhënia me Amerikën nuk është çështje protokolli, por çështje e sigurisë kombëtare
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar sërish për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kohë kur në vend ka zhvillime të tjera e të njëpasnjëshme, Osmani deklarohet për marrëdhëniet me SHBA-të në një formë “fushate”, derisa në teren po flitet për një mundësi që në LDK të ketë…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar sërish për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një kohë kur në vend ka zhvillime të tjera e të njëpasnjëshme, Osmani deklarohet për marrëdhëniet me SHBA-të në një formë “fushate”, derisa në teren po flitet për një mundësi që në LDK të ketë emra të rinj në kandidimin për kryetar partie.
Duke publikuar një video të disa ditëve më herët, Vjosa Osmani tha se marrëdhënia me Amerikën nuk është çështje protokolli, por çështje e sigurisë kombëtare, transmeton lajmi.net.
Sipas saj, mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë përmbajtësorë dhe strategjik me nivelet më të larta përbën një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe interesat strategjike.
Postimi i plotë:
Marrëdhënia me Amerikën nuk është çështje protokolli, por çështje e sigurisë kombëtare.
Mungesa e komunikimit të drejtpërdrejtë, përmbajtësor dhe strategjik me nivelet më të larta të Administratës Trump: Presidentin Trump, Sekretarin Rubio dhe kabinetin politik të Presidentit, përbën një rrezik serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe interesat tona strategjike. Kjo mungesë, i lë hapësirë më të madhe Serbisë që të shtyjë përpara narrativat e saj të rrejshme kundër Kosovës.
Kosova nuk mund ta trajtojë si çështje dytësore marrëdhënien me aleatin e saj jetik. Pa një partneritet të fortë politik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as integrimi ynë euroatlantik, as mbrojtja e së vërtetës historike për luftën çlirimtare, as mbrojtja e sovranitetit dhe shtetësisë sonë nuk mund të garantohen me sigurinë dhe qëndrueshmërinë që kërkojnë interesat tona kombëtare./Lajmi.net/