Sali Berisha për Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin: Dje në Budvë u takuan dy gangsterët e Ballkanit, te dytë armiq të Kosovës
Dje në Budvë u takuan dy gangsterët e Ballkanit. Kështu është shprehur kreu i PD-së Sali Berisha pas një takimi që ndodhi ditën e djeshme në Budvë midis kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit serb Vuçiq. Sipas Berishës, që të dy kanë një të përbashkët, urrejnë për vdekje shqiptarët. Madje Berisha ka thënë se…
Lajme
Dje në Budvë u takuan dy gangsterët e Ballkanit.
Kështu është shprehur kreu i PD-së Sali Berisha pas një takimi që ndodhi ditën e djeshme në Budvë midis kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit serb Vuçiq.
Sipas Berishës, që të dy kanë një të përbashkët, urrejnë për vdekje shqiptarët.
Madje Berisha ka thënë se që të dy janë të lidhur edhe me Putinin.
Reagimi i plotë:
Takohen dy gangsterët e Ballkanit
Miq, dje në Budva u takua patroni dhe argati: Vuçiqi dhe Rama!
Ata kanë të përbashkët:
Antishqiptarizmin: Të dytë urrejnë për vdekje shqiptarët.
Armiqësinë ndaj Kosovës: Të dytë janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj!
Armiqësinë me studentët: Të dytë janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë.
Lidhjet me krimin: Të dytë janë politikanët me lidhjet më të ngushta me krimin në Evropë, patroni me bandën e Belivukut, që grinte të rinjtë në mulli mishi e i kthente në sallam, kurse argati me Hysajt, kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera.
Komunikimet e koduara: Të dytë kanë në përdorim nga tre telefona Sky ECC të koduar për komunikime të pista.
Shtetin e drogës, krimit dhe kontrabandën: Argati ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, ndërsa patroni merret me kontrabandë armësh etj., etj.
Testin e drogës: Të dytë marrin kokainë, por refuzojnë testin e drogës.
Zgjedhjet: Të dytë dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.
Dje në Budva, në prag të zgjedhjeve që zhvillohen të dielën në Serbi, argati e quajti patronin “kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiqit”, kurse patroni e qortoi se ka thyer pak kocka dhe ka çarë pak kafka studentësh.
Të dytë janë të lidhur me Putinin: patroni në gen dhe gjak, kurse argati me gjysmë-vëllain e tij që e fsheh dhe nuk e përmend kurrë.
Të dytë janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Patroni nuk i vendosi ato, kurse argati në samite të NATO-s mbronte patronin, i cili sipas tij nuk duhej të vendoste sanksione.
Të dytë janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon!