Rama publikon fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit, Kurti dhe Mickoski mungojnë në të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit që është mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi. Megjithatë në këtë fotografi nuk shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Rama shihet afër kancelarit gjerman,…

Lajme

22/10/2026 16:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në profilin e tij në ‘facebook’ fotografinë familjare nga Samiti i Berlinit që është mbajtur në Shën Stefan të Malit të Zi.

Megjithatë në këtë fotografi nuk shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e as ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Rama shihet afër kancelarit gjerman, Friedrich Merz dhe komisioneres së BE-së, Marta Kos.