Fotografia familjare në Samitin e Procesit të Berlinit: Kurti dhe Mickoski në cep, Rama e Spajiq pranë Merzit dhe Kos

Në Shën Stefan të Malit të Zi sot është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit. Pjesëmarrësit pas takimit, kanë realizuar edhe fotografinë familjare. Ajo që bie në sy nga fotografia familjare është vendosja e liderëve të shteteve të rajonit. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajic janë vendosur në afërsi…

Lajme

22/10/2026 16:16

Në Shën Stefan të Malit të Zi sot është mbajtur Samiti i Procesit të Berlinit. Pjesëmarrësit pas takimit, kanë realizuar edhe fotografinë familjare.

Ajo që bie në sy nga fotografia familjare është vendosja e liderëve të shteteve të rajonit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajic janë vendosur në afërsi të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, janë lënë në cep.

Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy shtetet e rajonit më së afërti për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian.