​Specialja hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim

Gjykata Speciale në Hagë bënë të ditur zhvillimet më të reja në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. “Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë…

Lajme

22/10/2026 15:56

Gjykata Speciale në Hagë bënë të ditur zhvillimet më të reja në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

“Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për të pranuar deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim. Trupi Gjykues konstatoi se deklarata e dëshmitarit përfshinte dëshmi për sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm, dhe se, për të siguruar drejtësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj palëve, ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i disponueshëm për pyetje nga pala kundërshtare.

Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi Mbrojtjen e Thaçit të jepte informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë në vend të pranimit të dëshmisë me shkrim.

Aktgjykimi në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për ndikim të pretenduar ndaj dëshmitarëve mbahet më 17 nëntor.