Gara për Kryetar të partisë, Avdullah Hoti: Kujtim Shala, Hykmete Bajrami ose Përparim Rama do t’i bënin nder LDK-së

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK që pritet të mbahen në vitin 2027 dhe për emrat e mundshëm për të zëvëndësuar Lumir Abdixhikun në krye të partisë. Hoti ka thënë se Përparim Rama, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe dy tre emra të tjerë, do t’i bënin nder LDK’së nëse do…

Lajme

22/10/2026 16:03

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka folur për zgjedhjet e brendshme në LDK që pritet të mbahen në vitin 2027 dhe për emrat e mundshëm për të zëvëndësuar Lumir Abdixhikun në krye të partisë.

Hoti ka thënë se Përparim Rama, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami dhe dy tre emra të tjerë, do t’i bënin nder LDK’së nëse do të zgjidheshin ndonjëri kryetar partie.

Ai ka thënë se do të angazhohet që procesi zgjedhor të jetë i hapur dhe transparent.

Ndërkohë për lidershipin aktual të LDK’së ka thënë se duhet ta kuptojë që s’mund të vazhdohet me mendësinë e deritanishme.

“Na duhet një kryetar që na bashkon”, ka thënë Hoti për Nacionale./Lajmi.net/