“Tensioni i ra 60 me 40” Familja e Gani Gecit dalin me njoftim pasi ky i fundit dje u shtrua në spital nga paraburgimi

Familja e Gani Gecit kanë shkruar pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore derisa po mbahet në paraburgim për shkak të kërcënimit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Ata kanë shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për stafin e Burgut të Pejës, për kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese. “Dëshirojmë ta informojmë…

Lajme

22/10/2026 15:57

Familja e Gani Gecit kanë shkruar pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore derisa po mbahet në paraburgim për shkak të kërcënimit ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Ata kanë shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për stafin e Burgut të Pejës, për kujdesin e treguar, reagimin profesional dhe angazhimin institucional në këtë situatë shqetësuese.

“Dëshirojmë ta informojmë opinionin publik mbarëshqiptar se vëllai ynë, Gani Geci, më 20.10.2026, rreth orës 15:00, gjatë një matjeje rutinore të tensionit të gjakut, ka rezultuar me një rënie drastike të tij, në vlerat 60 me 40, pa shfaqur asnjë simptomë paraprake. Aktualisht, stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po punon intensivisht dhe pa ndërprerje për të identifikuar shkaqet e kësaj rënieje të rëndë të tensionit të gjakut, e cila, sipas informatave që kemi, ka ndodhur pa shenja apo simptoma paraprake”, thuhet në postimin e tyre.

Ata kanë vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin e të gjithë atyre që po angazhohen për shëndetin e Gani Gecit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: